Kurti takon studentët serbë: Serbia ka nevojë për një të majtë të re
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, priti në një takim një grup prej 30 studentësh nga Beogradi, të organizuar nga Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut.

Kurti paraqiti konceptin, programin dhe aktivitetet e Vetëvendosjes, si dhe qëndrimet e saj për zhvillimet aktuale politike, njofton kjo Lëvizje.

Lideri i VV-së është shprehur gjatë takimit se, Serbia ka nevojë për një lëvizje të majtë, që lind nga trashëgimia e socialdemokratit të mirënjohur Dimitrije Tucoviç, në kontrast me të majtën e rrejshme të Daçiçit e Vulinit, që janë pasardhësit politikë të Millosheviçit dhe gruas së tij. Pikërisht ballafaqimi me të kaluarën do të mundësonte dhe ndihmonte një lëvizje të re të së majtës në Serbi.

Pas prezantimit të tij, Kurti iu përgjigj pyetjeve të shumta të studentëve që lidheshin me çështjen kombëtare shqiptare, gjeopolitika e Ballkanit, modelet për zhvillimin ekonomik socialdemokrat e deri te shkarkimi i Jabllanoviçit dhe Trepça. /albeu.com/
Shtuar më 30/01/2015, ora 15:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori