Sot, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin
Kurti, priti në zyrën e tij
Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola
Orlando.
Gjatë takimit,
Kurti e njoftoi
ambasadorin Orlando mbi punën e Qeverisë në detyrë lidhur me situatën e krijuar nga pandemia COVID 19 dhe masat e vazhdueshme që Qeveria po ndërmerr për parandalimin e shpërndarjes së virusit Corona.
Ai shtoi se të gjitha institucionet e mveshura me përgjegjësi për zbatimin dhe monitorimin e masave të Qeverisë janë në krye të
detyrës. Për Qeverinë në detyrë, ruajtja e shëndetit publik mbetet prioritet i padiskutueshëm.
Ambasadori
Orlando tregoi gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në mes dy shteteve me qëllim të ndarjes së përvojave të cilat do t’i shërbenin të dy shteteve në uljen sa më efikase të lakores së përhapjes së virusit.
Ai gjithashtu ripërsëriti falënderimin për solidaritetin që Qeveria dhe populli i Kosovës ka treguar ndaj shtetit dhe popullit të Italisë në këto kohë sfiduese për ta.
Shtuar më 30/03/2020,
ora 14:29