Albin
Kurti ka reaguar pas tërmetit në
Shqipëri.
Kandidati për kryeministër të Kosovës ka thënë se mendjen, sytë e
veshët të gjithë i kemi në
Shqipëri.
"U ndje shumë edhe në Prishtinë. U zgjuam të gjithë. Por tash mendjen, sytë dhe
veshët i kemi te Durrësi, te Kurbini e Thumana. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim të plagosurve e të lënduarve.
Lutemi e urojmë që të mos përsëritet tërmeti. Kosova e përjeton dridhjen e dhimbjen e Shqipërisë. Jemi të gatshëm t’iu ndihmojmë autoriteteve zyrtare për çdo gjë" shkruan
Kurti në Facebook.
Shtuar më 26/11/2019,
ora 09:18