Kurti "sulmon" Thaçin
Albin Kurti
Albin Kurti, Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, vazhdon të akuzojë Hashim Thaçin dhe Qeverinë e tij për gjendjen e "keqe" të Kosovës. Duke folur në kuvendin zgjedhor të Qendrës së kësaj lëvizjeje në Kaçanik, Kurti tha se Kosova sot është në ditët e saj më të këqija që nga shpallja e pavarësisë.

"Në negociatat e intensifikuara me Serbinë, këta (Qeveria e Kosovës) do t'i kishin bërë marrëveshjet shumë më herët po të mos ishte lëvizja 'Vetëvendosje'. Kjo nuk do të thotë se nuk do t'i bëjnë ato për shkak se sot e kemi 'Vetëvendosjen'", ka deklaruar Kurti. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2011, ora 16:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori