Berisha bën deklaratën e fortë: Sistemi TIMS është sulmuar nga hakerat e qeverisë

Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike ka dhënë një deklaratë për mediat ku fokusi k qenë mbi sulmin ndaj sistemeve të sigurisë shtetërore dhe qeveritare.

Ai ka theksuar se nuk është bërë asgjë deri më tani dhe nuk ka pasur asnjë mbrojtje për sistemet duke lënë pas tyre dhe një deklaratë ku thotë se sistemi TIMS është sulmuar nga qeveria.

Sali Berisha: “Shqipëria bëhet vendi më i rrezikshëm në Ballkan. Nga data 15 deri sot nuk është marrë asnjë masë pvr mbrojtjen e sistemeve. Sipas burimeve të mia serioze sistemi TIMS u sulmua nga hakerat qeveritare për të zhdukur lidhjet e deputeteve me grupet kriminale, të cilat janë një provë e bashkëpunimit me krimin dhe politikën. Kurse nxjerrja e të dhënave të kartotekës përbën shkallën më ekstreme të dekospirimit të shtetit që është në duart e krimit…Hakerat iraniane sulmuan e-albania dhe e besoj raportin por absolutisht kjo tregon se ka pasur lidhej dhe me qeverinë shqiptare.”/albeu.com

 


Shtuar 3.10.2022 12:18