Kurti: Serbia po vazhdon fushatën e saj të çnjohjeve edhe pas paralajmërimit tonë për heqje të taksës
Kryeministri i
Kosovës, Albin
Kurti, ka kritikuar qasjen e Serbisë për
fushatën e saj të çnjohjeve të pavarësisë së
Kosovës edhe pas paralajmërimit nga ana e tij për heqje të taksës, fillimisht për lëndën e parë.
“Edhe pasi Kosova tregoi vullnet të mirë duke hequr tarifën 100% ndaj lëndës së parë, Serbia vazhdon me
fushatën e saj të çnjohjeve. Nuk jemi ne pengesa e dialogut dhe kurrë s’kemi qenë. E bëmë një hap para, ata e bënë edhe një hap tjetër prapa. Pse?”, shkroi
Kurti në Twitter.
Gjatë ditës së sotme, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, tha se shteti i Sierra Leones e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së
Kosovës.
Shtuar më 03/03/2020,
ora 21:00