Kurti reagon: Bashkim me Shqipërinë dhe jo ndarjes së Mitrovicës
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një kohë që po flitet për ndryshim kufijsh nuk kishte folur për Bashkimin me Shqipërinë.

E megjithatë ai sot pas shumë kohësh ka kërkuar sërish që Kosova të punojë për Bashkimin me Shqipërinë dhe jo kundër ndarjes së Mitrovicës,shkruan albeu.com.

Ai në mbledhjen e Këshillit të Përgjithashëm të Partisë ka thënë se bashkimi duhet të ndodhë si federatë ndërsa ka bërë thirrje për protesta kundër Hashim Thaçit.

Kurti ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të nisin protestat për ta ndalur Thaçin nga ideja e shkëmbimit të territoreve./albeu.com/
Shtuar më 02/09/2018, ora 11:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori