Kurti: Qeveria indiferente për situatën në veri
Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë cilësuar si indiferencë mosmbajtjen e seancës së jashtëzakonshme në lidhje me situatën në veri. Në një konference për shtyp, lideri i lëvizjes Albin Kurti u shpreh se mbajtja e seancës së jashtëzakonshme ka qenë e domosdoshme në situatën të cilën gjendet Kosova dhe qytetaret e pjesës veriore të Mitrovicës.



“Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshëm në Mitrovicë do të bënte që e gjithë Mitrovica, si një komunë e si një qytet të trajtohej njëjte dhe e bashkuar. Në seancën e sotme nuk u lejua që të mbahej seanca e jashtëzakonshme për Mitrovicën dhe ky mos lejim paraqet indiferencë ndaj terrorizmit të përditshëm që po e praktikon Serbia përmes strukturave të saj armiqësore dhe ilegale”, ka thënë Kurti.

Duke folur për paralajmërimet e zëvendëskryeministrit, Hajredin Kuqi, për një 25 korrik tjetër, kreu i Vetëvendosjes, është përgjigjur duke thënë se ato janë jo serioze të pasinqerta, ngase me këtë nuk mund të bëhet gjë tjetër, veçse paralajmërohet Serbia që dështimi të jetë i sigurt./albeu.com/
Shtuar më 12/04/2012, ora 17:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori