Kurti: Protesta nis nesër në 10:00, do të jetë gjithëpopullore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ftuar në emisionin "Info-Box", ka bërë të ditur se, protesta e opozitës së bashkuar, për të kundërshtuar zgjedhjen e Thaçit si President i Kosovës, do të nisë nesër, në ora 10:00.

Sipas Kurtit, pushteti po përpiqet ta kontrabandojë për president të Kosovës, një person që e ka pranuar Demarkacionin dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

"Në Kosovë nuk pati seancë të jashtëzakonshme për arsim, shëndetësi, për veri. Pushteti e ka thirr një seancë të jashtëzakonshme për ta bërë President, një njeri që dështoj në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ), duke mos e anëtarësuar Kosovën në UNESCO, duke dështuar në procesin e liberalizimit të vizave", është shprehur Kurti.

Sipas tij, protesta është gjithëpopullore, dhe se sipas tij, kjo protestë e ka tejkaluar opozitën e bashkuar.

Këtu ka njerëz pa parti, duke shtuar se, "unë jam këtu në cilësinë e qytetarit të Republikës, që nuk ka atdhe tjetër përveç Kosovës".

"Ne kemi marrë leje nga Komuna e Prishtinës për tu vendosur tendat në dy sheshet në kryeqytet. Ne lejen e kemi për të qëndruar deri më 8 mars", ka shtuar Kurti. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2016, ora 14:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori