Mes të arrestuarve nga SPAK edhe ish-shoferi i Ardi Veliut, kush i dërgonte sendet e luksit nga Franca

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me 18 urdhrat e arrestit të lëshuara nga SPAK, ku mes të kapurve është edhe ish-shoferi i Ardi Veliut, kur ai ishte në krye të Policisë së Shtetit.

Sokol Idrizi u arrestua nga SPAK në kuadër të operacionit ndaj një grupi kriminal, i cili kontrabandonte sende me vlerë nga Franca në Shqipëri.

Dyshohet se sendet ishin vjedhur në Francë dhe më pas futeshin në vendin tonë përmes rrugëve ilegale.

Më herët, në media ishte raportuar në lidhje me këtë aktivitet të paligjshëm të shoferit të Veliut, dhe se dërgesat ndaj tij bëheshin prej vajzës që ishte me shkollim në Francë.

Mësohet se bëhet fjalë për një letërporosi të mbërritur nga drejtësia Franceze, ku Sokol Idrizaj shoferi i Ardi Veliut dyshohet se është përfshirë në pastrim parash dhe kontrabandë të mallrave me vlerë si bizhuteri floriri, argjend etj.

Operacioni është duke vijuar dhe policia po ekzekuton urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK.

Në orët në vijim pritet një reagim zyrtar edhe nga Prokuroria e Posaçme.

 /albeu.com./

 


Shtuar 14.06.2023 13:27