Kurti për vendimin e KGJK-së: Nuk kam informacion zyrtar nga KQZ, do t'i prij listës
Kryetari i LVV-së, Albin
Kurti ka komentuar
vendimin e fundit të KGJK-së, ku thuhet se 47 kandidatë për deputetë kanë probleme me ligjin, në mesin e të cilëve përfshihet edhe
Kurti.
Kurti në një deklaratë për media ka thënë se nuk ka pranuar asnjë njoftim nga KQZ-ja.
“Nuk jam dijeni për kurrfarë vendimi të KQZ. Nuk kemi marrë asnjë shkresë. Kurr nuk ka pasur intetesim më të madh për pjesëmarrje në këto zgjedhje”, ka thënë ai para mediave.
Kurti tha ju e dini që unë jam bartës i
listës, institucionet e shtetit duhet ta ndjekin vullnetin e popullit.
Shtuar më 20/01/2021,
ora 17:08