Kurti për gazetën sllovene: Nuk jam për bashkim me Shqipërinë kundër BE
"Nuk jam për bashkim me Shqipërinë kundër BE-së", ka thënë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një intervistë për edicionin e së shtunës të gazetës sllovene DELO.

Ai, në këtë intervistë flet për shumë gjëra që kanë ndodhur këto 10 vjet shtetësi të Kosovës.

I pyetur për bashkimin me Shqipërinë Kurti ka thënë; “Ka të bëjë me zgjidhje të drejtë dhe të mirë, që më mjafton të përpiqem për këtë qëllim. Nuk jam për bashkim me Shqipërinë kundër BE-së. Zgjidhje e mirë është edhe shqiptarët e bashkuar edhe në Evropë të bashkuar”.

“Për bashkim të Kosovës me Shqipërinë do të duhej të vendosnin njerëzit në referendum në të dy shtetet. Bashkimi do të ishte legjitim nëse për të do të vendoste shumica e shtetasve në të dy anët e kufirit”. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2018, ora 18:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori