Kurti: PDK-ja të shkojë në opozitë
Pëlqej
Liderët e partive të koalicionit LDK-AAK-NIMSA dhe Vetëvendosje kanë mbajtur dje një takim, ku ështe diskutuar rreth asaj se çfrë do të bëjë koalicioni përpara se të mbahet seanca e së enjtes ku do të zgjidhet edhe kryetari i Kuvendit.

“Takimi ishte në vazhdën e komunikimit dhe konsultimeve të vazhdueshme. Gjatë këtyre tre muajve e kemi parë se PDK nuk është në gjendje të bëjë formimin e institucioneve andaj është koha që të shkoj në opozitë dhe t’i hapet rruga avancimit të proceseve”, tha Kurti pas takimit.

Ndërkaq, i nominuari për kryeministër, Ramush Haradinaj tha se për seancën që pritet të mbahet dhe ku mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit, gjithçka është gati. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2014, ora 09:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori