Kurti pas takimit: Rashiq ishte i zhgënjyer me procesin zgjedhor në komunat me shumicë serbe
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur pas takimit me përfaqësuesin e koalicionit “Sloboda”, Nenad Rashiq.

Kurti ka thënë se me Rashiqin nuk kanë biseduar për koalicionin, por për procesin zgjedhor.Ai ka thënë se Rashiq ishte i zhgënjyer me procesin zgjedhor në vendbanimet me shumicë serbe në Kosovë.“Bisedova me të për procesin zgjedhor, si ka shkuar në komunat me shumicë serbe.

Ai ishte i zhgënjyer. Pra nuk ishte një takim për, lë të themi, koalicionin e ardhëm qeverisës, meqë ne do të merremi më shumë me bisedimet që tashmë i kemi me Lidhjen Demokratike të Kosovë.

Ky është një hap i mëvonshëm pasi ne t’i përmbyllim bisedimet me LDK-në. Isha i interesuar që të marr vesh prej tij për procesin si ka shkuar në komunat me shumicë serbe”, ka thënë Kurti.
Shtuar më 13/10/2019, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori