Noizy dhe Stresi lënë pas të shkuarën, hyjnë “live” në Instagram, rekord shikueshmërie

Dy reperët më të njohur nga Shqipëria, Rigels Rajku dhe Arkimed Lusha, të cilët njihen në publik me emrat Noizy dhe Stresi, mbrëmë kanë hyrë së bashku “Live” në rrjetin social Instagram.

Së pari në “live” ishte Stresi dhe një shok i përbashkët i tij dhe Noizyt, e më vonë dyshes iu bashkangjit edhe reperi Noizy, shkruan lajmi.net.

Pajtimi i Noizyt dhe Stresit ka bërë që në “live” të hyjnë rreth 80 mijë shikues të cilët kanë duartrokitur veprimin e reperëve duke thënë se të dy duhet të shfrytëzojnë për mirë ndikimin e tyre tek fansat.

Kujtojmë se reperët kanë vendosur të ndërtojnë tri shtëpi me paratë e fituara në rrjetin social “Tiktok”.


Shtuar 6.01.2022 09:50

Tags: ,