Kurti: Nuk do ta bëjmë ushtrinë pa diskutuar me Tiranën
Albin Kurti
Pretendenti për Kryeministër vendi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se me qeverisjen e tij, ushtria e Kosovës do të bëhet në partneritet me Shqipërinë e Kroacinë.

Në Zona e Debatit në Klan Kosova, Kurti tha se Presidenti i vendit Hashim Thaçi deshi të sjell befasi tek të tjerët për çështjen e transformimit të FSK-së, dhe shton se Vetëvendosje nuk është e interesuar të befasojë partnerët por kriminelët.

Tutje Albin Kurti, tha se me qeverisjen e tij ushtrinë nuk do ta bëjë pa u diskutuar me Tiranën.

”Iniciativat e mëhershme për formimin e ushtrisë, kanë hasur në murin ndërkombëtar”.

”Qeveria jonë nuk do t’i befasojë faktorët ndërkombëtarë, por do ti befasojë kriminelët”.

”Nuk ka kuptim që ushtrinë e Kosovës ta bëjmë duke befasuar aleatët dhe partnerët tanë”.

”Ne Ushtrinë do ta bëjmë me partneritet me Shqipërinë e Kroacinë. Ata e kanë të pasqaruar çështjen e Bosnjës në raport me Serbinë. Absolutisht s’jemi të interesuar ta befasojmë dikë”.

”Problemi i Thaçit ishte të befasojë të gjithë, e në fund u pa që nuk ishte aq çështje serioze dhe hoqi dorë prej saj”.

”Jam i bindur që Qeveria jonë do të marr kohën e nevojshme e do të fillojmë menjëherë për ndërtimin e Ushtrisë, por ky ndërtim i ushtrisë nuk nënkupton se mund të bëhet nesër”. /albeu.com/
Shtuar më 06/07/2017, ora 22:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori