Aksident në Fier, makina përplas 12-vjeçarin

Një 12-vjeçar ka përfunduar në spital pasi është përplasur nga një makinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:10, në lagjen “1 Maji”, Fier.

Policia bën me dije se automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin V. V., ka përplasur një shtetas të mitur 12 vjeç, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Shtetasi i mitur ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi V. V. u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./Albeu.com/


Shtuar 31.03.2023 18:45

Tags: ,