“Po më shkarkoni”, Fatjona Dhimitri ankohet pas vendimit për zëvendësim

Shkarkimi i deputetes së opozitës së re, Fatjona Dhimitri nga kryesia e Komisioni të përhershëm të Kuvendit është shoqëruar me polemika.

Kuvendi pranoi propozimin e kryetarit të grupit parlamentar “Demokraci dhe Drejtësi” dhe vendosi që:

“Deputeti Ramazan Gjuzi caktohet kryetar në komisionin për Edukimin djhe Mjetet e Informimit Publik në vend të deputetes Fatjona Dhimitri.”

Por vetë deputetja Fatjona Dhimitri është ankuar në seancën parlamentare se me ndryshimet në kryesinë e komisioneve ajo po shkarkohet dhe nuk po zëvendsohet.

Dhimitri thotë se ky vendim është i paligjshëm por Ruçi i është kthyer se kërkesa për zëvendësim ka ardhur pikërisht nga grupi i saj parlamentar dhe është problem i tij dhe jo i seancës.


Shtuar 21.05.2020 09:02