Kurti: Nderojmë heronjtë, ecim në rrugë të sigurt
Gjatë nderimit që i bëri heroit Adem Jashari dhe luftëtarëve të tjerë të lirisë, Albvin Kurti tha se duke nderuar heronjtë ecim në rrugë më të sigurt.

"Duke nderuar heronjtë,ne ecim rrugës së duhur. 28 Nëntori është Pavarësia e Shqipërisë dhe ditëlindja e komandantit Adem Jashari. Pikërisht në 43 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë,ka lindur komandanti Adem Jashari dhepikërisht në vitin e 43 të lindjes së tij ai bie heroikisht. Ideja e Shqipërisëka lindur heronjtë dhe duke nderuar heronjtëne ecim rrugës së duhur”, tha Kurti.

Lideri i vetëvendosjes në këtë ditë i bëri dhe një vizitë familjes së heroit legjendar Adem Jashari./albeu.com/
Shtuar më 28/11/2014, ora 11:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori