Kurti: Menjëherë pas certifikimit të rezultateve nga KQZ formohet koalicioni VV-LDK
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin
Kurti, është takuar sot me
kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën.
Pas takimit,
Kurti ka dhënë një prononcim për media, ku ka theksuar se menjëherë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga ana e KQZ-së, do të formohet koalicioni
qeverisës ndërmjet VV-së dhe LDK-së, njofton Klan Kosova.
“Patëm një takim konstruktiv me
kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën, me ç’rast në të njëjtën kohë kishim edhe takimin e grupeve punuese që po harmonizojnë programin e ardhshëm
qeverisës”.
“Biseduam për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe u pajtuam që një orë pasi të certifikohen rezultatet nga ana e KQZ-së të takohemi për ta formuar
koalicionin qeverisës”.
“Një orë pas konfirmimit, ne do të takohem dhe brenda 72 orëve do ta arrijmë marrëveshjen tonë përfundimtare për
koalicionin tonë
qeverisës”.
Shtuar më 22/11/2019,
ora 18:37