Kurti mban fjalën, krenar për kabinetin qeveritar
Albin Kurti po mban fjalën e tij para deputetëve, ndonëse u paralajmërua se nuk do të merrte pjesë në seancën e mocionit të mosbesimit të qeverisë së tij.

Kurti ka përmendur të arriturat e tij gjatë këtyre 50 ditëve.

Ai ka thënë se është krenar me kabinetin e tij qeveritar.

“Qeveria e Republikës ndodhet në ditën e 50 të punës së saj, sot mbushen 50 ditë që kemi bërë Punë, jo që nuk i patëm 100 ditë për ta dëshmuar punon tonë, por nuk i patëm as 100 orë. Mund të them që jam krenarë me këtë kabinet dhe me të arriturat e tij”, tha Kurti.

Ai përmendi pagat e përgjysmuara të kabinetit, por jo edhe pagat në drejtësië, shkarkimin e bordeve të Telekomit e të Ifraksoit, si dhe një seri vendimesh që janë marrë, sic tha ai në të mirën e përgjithshme.

Kurti po shkarkohet nga pozita e kryeministrit, nga parneri qeverisës, LDK, dhe kjo për dy arsye që i ka paraqitur LDK: pasi që Kurti refuzohte të hiqte tarifën ndaj Serbisë sic kërkonte SHBA, dhe i shkarkoj ministrin Agim Veliu, pa një konsultim paraprak me kreun e LDK-së.
Shtuar më 25/03/2020, ora 12:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori