Luizi “molla e sherrit”? Çfarë ndodhi papritur mes Noizyt dhe Stresit

Rreth dy vite më parë, Stresi dhe Noizy bënë paqe duke gëzuar kështu një Shqipëri të tërë.

Dhe prej atëherë dyshja kanë qenë të pandarë e madje kanë zbuluar se shumë shpejt do nisin bashkëpunimet. Mirëpo, një lëvizje e papritur ka ndodhur në mediat sociale të dy reperëve. Ata nuk ndiqen më në Instagram. Gjë që ka shqetësuar disi fansat, teksa edhe videon e këngës e kanë fshirë nga profilet e tyre.

Pse Luiz mund të jetë bërë “molla e sherrit” mes reperëve?

Pas daljes së Luizit nga shtëpia e famshme, Noizy ishte i pari këngëtar që u pa pranë tij e madje performoi edhe në një koncert. Ndërkohë që mik i përbashkët i tyre është edhe Lali Eri.

Nga ana tjetër, kur Luizi delaroi votën e tij për Benet Becin, nuk mungoi një reagim nga Stresi i cili prej një jete është me bindje politike të djathë.

Berishian deri në vdekje, besnik deri në fund të idealeve dhe bindjeve të mia personale. Është shumë e thjeshtë të shitesh në ditët e sotit”, shkruan Stresi krahas një fotoje të shkrepur në vitin 1997, ku Stresi shihet krah Berishës.

Nuk dihet nëse ka ndodhur ndonjë mosmarrëveshje vërtetë mes reperëve, apo është një lojë e tyre për ta bërë më emocionuese pritjen e publikimit të projektit të ri. Por urojmë të jetë kjo e dyta. /albeu.com/


Shtuar 18.05.2023 12:54