Kurti: Kosova s'duhet ta tolerojë më UNMIK-un
Pëlqej
Albin Kurti
Kreu i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, duke komentuar seancën e fundit të Këshillit të Sigurimit ku u diskutua për raportin e sekretarit të OKB-së Ban Ki Moon, ka deklaruar se Kosova nuk duhet të jetë më tolerante ndaj UNMIK-ut.

Kosova nuk duhet të jetë më pre e akuzave të Serbisë dhe pre e shoqërimit me UNMIK-un”, ka thënë Kurti, duke shtuar se toleranca që po i bëjnë UNMIK-ut drejtuesit e institucioneve të Kosovës si dhe qëndrimi i tyre dobët karshi bisedimeve me Serbinë po bëjnë që për Kosovën ende të diskutohet si për një çështje të pazgjidhur.
Shtuar më 14/11/2010, ora 11:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori