Kurti: Këta që dorëhiqen po përsërisin PDK-në
Të dorëhequrit e fundit nga pozitat e tyre në Lëvizjen Vetëvendosje janë njerëz që po e përdorin logjikën e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK).

Kështu ka shkruar në llogarinë e saj në Facebook zyrtarja për media e Vetëvendosjes, Tinka Kurti.

Postimi i saj i plotë në facebook:

Prej të gjitha ‘kritikave’ asnjë nuk ishte e re nga faksioni. As nuk e kanë marrë mundin të bëjnë një analizë apo të shpikin diçka. Japin informacione të shkëputura e deklarata të përçarta. Shkruajnë materiale me subjekt dorëheqjen që e bëjnë tekstin lajm të botueshëm. Kritikat (kryesisht etiketa shpifëse) që po përdoren, që kundërshtarët e Lëvizjes i kanë shpikur ndër vite, e tash po ripërpunohen dobët. Këto etiketa, Lëvizja ka dëshmuar që nuk i meriton dhe akuzuesit janë demantuar si njerëz joseriozë para publikut.

E prej të gjitha etiketimve më hipokritja është kur quhet ‘oportunist’ kushdo që mbron sot të drejtën, kur thjesht ngulmon e habitet “pse jo Albini?”. Kampi i vogël i të arratisurve nga e drejta elementare, sot e përsërisin PDK-në. E kanë përpunuar fjalë për fjalshëm “e keni për pushtet”. Asnjëherë nuk është mirë me folë veç prej pozicionit ku përket, e përkatësinë e të cilit e ka përcaktuar një interes meskin.
Shtuar më 11/01/2018, ora 14:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori