Kurti kërkon që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci t'i bashkohen Kosovës
Pëlqej
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se nuk bënë të kryhen pazare për korrigjimin e kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë, pasi që sipas tij nuk duhet të jepet veriu i Kosovës për Luginën e Preshevës.

Ai ka thënë se Presheva, Bujanoci dhe Medvegja duhet të mbështeten pa kursim.

“Ne e kemi thënë qëndrimin tonë edhe në Kuvend edhe në deklaratat dhe qëndrimet e lëvizjes, shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit e kanë thënë fjalën e tyre në referendumin e vitit 1992. Shteti i Kosovës dhe qeveria duhet ta konsiderojnë këtë referendum, mirëpo në qeverisje dashuria matet me buxhet. Presheva, Medvegja e Bujanoci janë me popullsi shqiptare autoktone dhe duhet ti mbështesim pa kursim në mënyrë që të realizohet referendumi i vitit 1992”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se deklaratat e presidentit Thaçi për korrigjim të kufirit janë përbrenda logjikës së Demarkacionit.

“Korrigjimi i kufirit është çështje minore, nuk zgjidhet problemi i Kosovës lindore me logjikën e demarkacionit. Presidenti më shumë po e jep veriun në ndërkohë që nuk po e merr luginën, kjo është shumë e dëmshme “, u shpreh Kurti.


Shtuar më 14/08/2018, ora 13:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori