Kurti kërkon partneritet strategjik mes Kosovës dhe Francës
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i nominuari i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti ka takuar sot në Paris kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Asamblenë Nacionale të Francës, Marielle de Sarnez.


Kryetaren de Sarnez e njoftova edhe për zhvillimet në vend dhe rajon si dhe për përgatitjet tona për programin qeverisës që i përgjigjet vullnetit, të drejtave dhe kërkesës së qytetareve për rend e ligj, luftë kundër korrupsionit, zhvillim ekonomik dhe arsim cilësor”, ka shkruar Kurti.

Postimi i Kurtit në Facebook:

Sot në Paris, takova Kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Asamblenë Nacionale të Francës, znj. Marielle de Sarnez. Ajo më uroi për fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit dhe e theksoi dëshirën dhe nevojën që të thellohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Francës dhe Kosovës.I shoqëruar nga ambasadori ynë, z. Qëndrim Gashi, e falenderova znj. de Sarnez për ndihmën e rëndësishme që Franca i ka dhënë Kosovës ndër vite, në kohë lufte e paqe, për siguri dhe zhvillim. Nënvizova gatishmërinë e Kosovës për zhvillimin e një partneriteti të ngushtë e strategjik me Francën në fusha me interes reciprok.Kryetaren de Sarnez e njoftova edhe për zhvillimet në vend dhe rajon si dhe për përgatitjet tona për programin qeverisës që i përgjigjet vullnetit, të drejtave dhe kërkesës së qytetareve për rend e ligj, luftë kundër korrupsionit, zhvillim ekonomik dhe arsim cilësor.
Shtuar më 07/11/2019, ora 22:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori