Makina përplaset me tufën e derrave të egër, plagoset 37-vjeçari

Greqi- Një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një aksidenti që ka ndodhur në  rrugën provinciale Atalantis, Kyparissios.

Makina që ai drejtonte është përplasur me një derr të egër.

Mësohet se një tufë me derra të egër i ka bllokuar rrugën dhe ai është përplasur me njërin prej tyre.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa burri është hedhur disa metra në ajër dhe kur është rrëzuar në tokë ka mbetur i plagosur duke marrë plagë në të gjithë trupin.

Derri i egër ka ngordhur në vend.

Burri është transportuar me ambulancën e EKAV-së në Qendrën Shëndetësore Atalanti dhe prej andej në Spitalin e Lamisë për të gjitha analizat e nevojshme./Albeu.com.


Shtuar 11.07.2023 21:58