Kurti i shkruan Mike Pence, Thaçi: Le t'i shkruajë kujtdo, SHBA-të e dinë realitetin e Kosovës
Presidenti i Kosovës, Hashim
Thaçi në një konferencë për media ka folur për Samitin e Zagrebit që u zhvillua dje.
Thaçi tha se Bashkimi Evropian duhet ta trajtojë Kosovën si shtet i
pavarur dhe
sovran.
I pyetur rreth letrës së kryeministri në detyrë Albin Kurti i ka shkruar zëvendës presidentit amerikan Mike Pence, presidenti
Thaçi u shpreh se Amerika e njeh
realitetin në Kosovë shumë mirë.
“Sa i përket letrave që theksuat unë nuk jam duke lexuar nuk i kam pasur nëpër duart e mia është e lirë që t’i shkruaj kujtdo çka do nuk e kam ndermen të merrem me këto letra, SHBA e njohin
realitetin në Kosovë shumë mirë, dhe të gjithë të tjerët”, u shpreh
Thaçi.
Duke folur për dialogun me Serbinë, dhe deklaratën e Përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell,
Thaçi tha se Kosova është vend i
pavarur dhe
sovran e se dialogu duhet të vazhdoj në mes të dy
vendeve të pavarura.
“Kosova është vend i
pavarur dhe
sovran, i njohur nga shumica e
vendeve të BE’së dialogu duhet të vazhdojë në mes të dy
vendeve të pavarura, këto realitete nuk mund t’i ndryshoj askush, nuk jam këtu t’i komentoj deklarimet e këtij apo atij zyrtari, por të përfaqësoj vizionin e politikës dhe institucioneve kosovare, të vendit të
pavarur dhe
sovran duke respektuar integritetin territorial të saj”, tha ai.
Shtuar më 07/05/2020,
ora 12:32