Kurti i nxehur hedh akuza ndaj PSD-së
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka lëshuar akuza të rënda ndaj ish-anëtarëve të VV-së, tash deputetë të PSD-së.

Duke iu referuar mesazheve të publikuara të shtunën mes Dardan Molliqajt, Pal Lekajt dhe Bilall Sherifit, Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, ka thënë se “kjo dëshmon se deputetët e PSD-së janë borxhli të Hashim Thaçit e Kadri Veselit”.

“Për Lëvizjen, fillimi i këtij viti ka qenë i pazakontë sepse nuk e kuptonim pse një grup u përpoq ta dëmtojë Lëvizjen, tentativën hileqare të tyre arritëm ta kuptojmë dje kur i pamë mesazhet. Trishtohemi që parashikimet tona po dalin të sakta, kush po del prej Lëvizjes po përfundon në prehër të PDK-së”, është shprehur Kurti, raporton KTV.

Tutje, lideri i VV-së ka thënë se është fatkeqësi që dialogu me Serbinë të përcaktohet nga presidenti Thaçi.

Sipas Kurtit, përpjekjet e Thaçit që marrëveshja me shtetin serb të arrihet më së largu deri në pranverë, lidhen me Gjykatën Speciale.

“Paralajmërojnë deri në pranvere sepse aq i zgjat Thaçit deri në thirrjen e Gjykatës Speciale”, tha Kurti, i cili ka theksuar se zgjedhjet e reja do t’i jepnin fund fatkeqësive në Kosovë.


Shtuar më 23/12/2018, ora 11:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori