Kurti: Me Grenellin u takova dy herë, asnjëherë nuk i kam thënë e heq tarifën 100%
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas deklaratës së të dërguarit presidencial për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

Kurti tha se nuk i ka thënë asnjëherë Grenellit se do të heqë taksën 100 për qind pa reciprocitet.

Grenell më herët në një intervistë ka thënë se: “Kurti më ka shikuar në sy dhe më ka thënë do ta heq taksën 100 për qind”.

Ky është statusi i plotë i Kurtit:

Me ambasadorin amerikan në Berlin, z. Richard Grenell, jam takuar dy herë. Takimi i parë ishte më 9 tetor 2019, në ora 13:45, në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë. Takimi i dytë ishte më 23 janar 2020, në ora 10:30, në selinë qendrore të LVV. Në takimin e parë me mua ishte z. Glauk Konjufca. Në takimin e dytë me mua ishin z. Glauk Konjufca dhe znj. Fitore Pacolli-Dalipi. Të dy herët, z. Grenell e kam shikuar në sy. Por, asnjëherë nuk i kam thënë që do ta heqim tarifën 100% pa reciprocitet. Është për t’u përshëndetur dhe inkurajues deklarimi i qartë i sotëm i Ambasadorit Grenell kundër planeve për shkëmbim territorial.
Shtuar më 27/03/2020, ora 21:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori