Kurti fton qytetarët të votojnë lëvizjen e tij
Pëlqej
Albin Kurti
Lideri i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti ka deklaruar se Kosova duhet të bashkëpunojë dhe jo t’i serviloset bashkësisë ndërkombëtare. Deklaratën e tij, Kurti e bëri pas formimit të qendrave të reja të “Vetëvendosjes” në tre fshatra të Vitisë.

“Bashkëpunimi i Kosovës me mekanizmat ndërkombëtarë duhet të jetë në bazë të partneritetit dhe jo servilizmit”, ka pohuar Kurti.

Ai ka bërë të ditur se lëvizja e tij nuk do të bëjë koalicion parazgjedhor dhe paszgjedhor me ato parti politike që sipas tij kanë keqqeverisur Kosovën.

“Situata politike në Kosovë është e patolerueshme dhe një gjë e tillë nuk duhet të vazhdojë”, ka thënë Kurti, duke inkurajuar qytetarët që të votojnë lëvizjen e tij.
Shtuar më 01/11/2010, ora 19:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori