Kurti flet për fitoren e Vetëvendosjes: Shpëtuam Republikën
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas numërimit të më shumë se 80 për qind të votave në një intervistë ekskluzive për T7 ka deklaruar se VV-ja ka fituar.


Ai ka ftuar qytetarët që të dalin në sheshin e Prishtinës dhe të festojnë. Kurti ka thënë se që nga nesër do t’i fillojë përpjekjet për themelimin e Qeverisë.


“Lëvizja Vetëvendosje është fituese e këtyre zgjedhjeve. Pjesëmarrja masive bëri që ne ta vërtetojmë atë që e thamë në mëngjes.

Ne pas pak do të nisemi drejt sheshit Skënderbe ku do ta festojmë fitoren tonë. E shpëtuam Republikën nga kapja e shtetit.

Çka ka ndodhur sot është një ndërhyrje e popullit tonë në skenën politike në mënyrë që drama të përfundojë, në këtë mënyrë ata e shpëtuan shtetin nga politikanët”, ka deklaruar Kurti.
Shtuar më 06/10/2019, ora 23:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori