Albin
Kurti e ka shkarkuar
Shkëlzen Gashin. Këtë e ka bërë të ditur me një status në facebook.
Shkarkimi i tij vjen pasi që
Gashi kishte përdorur gjuhë dhe shprehje të rënda ndaj UÇK-së, për çka sot dhe gjatë ditës së djeshme i tërë spektri
politik ka reaguar dhe dënuar ashpër gjuhën e tij.
"Sot e kam takuar dhe më pas e kam liruar nga detyra këshilltarin tim
politik, z.
Shkëlzen Gashi.
Disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim.
E falenderoj për kontributin e dhënë. E çmoj për mendimin kritik. Ka aq shumë gjëra për të cilat pajtohemi në të tashmen, ka edhe të atilla për të cilat nuk pajtohemi nga e kaluara. Z.
Gashi nuk është një bashkëbisedues i lehtë. Nga kjo vështirësi kam mësuar", ka shkruar
Kurti.
Shtuar më 25/04/2020,
ora 18:40