Goli i Sancho fut në krizë Liverpool, tashmë ka nervozizëm edhe mes lojtarëve të “The Reds” (VIDEO)

Manchester United arriti të siguronte fitoren e parë në Premier League, teksa në derbin e madh anglez mposhti 2-1 Liverpool.

Një humbje kjo që ka futur në krizë “The Reds” të cilët këtë sezon nuk kanë gjetur akoma fitoren e parë në kampionat, ndërsa dukshëm janë shumë larg pritshmërive të tifozëve.

Sikur të mos mjaftonte kjo, por goli i Jadon Sancho në minutën e 16, nxori në pah edhe atmosferën që mbizotëron në kampin e Liverpool, pasi James Milner që mbeti i pakënaqur me impenjimin e Van Dajk tek goli.

Futbollisti veteran nuk ngurroi madje që zemërimin e tij ta shprehte hapur në fushë dhe sigurisht ky moment nuk mund t’i shpëtonte mediave teksa tashmë videoja e dy lojtarëve së të njëjtit ekip që grinden në fushë është shndërruar në virale.

Tashmë Jurgen Klopp do të ketë një detyrë të vështirë, të rikthejë harmoninë në skuadër për të bërë të mundur edhe arritjen e rezultateve pozitive.


Shtuar 23.08.2022 09:42