Arriti kualifikimin në 1/16-tat pas 36 vjetësh, ja çfarë rekordi tjetër vendosi Maroku

Pas fitores 2 me 1 kundër Kanadasë, Maroku arriti të kualifikohet për në fazën tjetër, për herë të parë prej 36 vjetësh, duke lënë poshte në renditje Kroacinë dhe vendin e tretë të “Rusi 2018”, Belgjikën.

Përveç se arritën kualifikimin pas pothuajse gjysmë shekulli, Maroku vuri dhe një rekord të ri, duke u bërë ekipi i parë afrikan, i cili fiton grupin, në Kupën e Botës, 2 herë. /h.ll/albeu.com


Shtuar 1.12.2022 19:55