Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II, Chelsea-Salzburg do të luhet rregullisht

Chelsea-Salzburg do të luhet rregullisht të mërkurën në orën 21 me orën shqiptare në Stamford Bridge, siç parashikohet nga kalendari i UEFA-s.

Këtë e ka bërë të ditur klubi anglez me një deklaratë zyrtare.

Ndeshja është e vlefshme për Grupin E të Ligës së Kampionëve, ku bëjnë pjesë edhe Milani dhe Dinamo e Zagrebit.

Ju kujtojmë se pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II të enjten më 8 shtator, aktivitetet sportive në Mbretërinë e Bashkuar janë pezulluar dhe se disa ndeshje kupa janë shtyrë: Rangers-Napoli nga e marta në të mërkurë, Arsenal-PSV në një datë që do të caktuar për çështje të rendit publik./albeu.com


Shtuar 12.09.2022 18:55