Gota dhe grushta kokës, dalin pamjet e sherrit masiv në ish-Bllok, i përfshirë edhe një polic (EMRI)

Një sherr masiv ka ndodhur, pak pas mesnate në një prej lokaleve në zonën e ish-bllokut. Pamjet kur 7 persona janë përfshirë në sherr dhe kanë goditur njëri-tjetrin me gota, ku kanë përdorur edhe armë janë publikuar.

Në konflikt janë përfshirë 7 persona, mes tyre një polic 26-vjeçar i komisariatit nr. 1, teksa 3 persona kanë përfunduar në spital. Sipas burimeve, ai ka pasur armën e shërbimit me vete, por nuk është përdorur prej tij.


Ndërkohë, po vijojnë hetimet për individualizimin e përgjegjësisë penale të gjithësecilit prej personave të përfshirë në këtë konflikt, apo identifikimin e personave të tjerë.


Shtuar 9.09.2023 18:51