Kurteshi: Pragu zgjedhor nga 5% të zbresë në 3%
Avokati i Popullit Sami Kurteshi, ka dhënë rekomandimet e tij për reformën zgjedhore.

Në raportin dërguar anëtarëve të Komisionit për Legjislacion, kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe Kryesisë së Kuvendit ka rekomanduar që pragu zgjedhor prej 5% për qind të ulet në 3% për qind.

“Neni 111, paragrafi 2 (pika a) i Ligjit nr 03/L-073 për zgjedhjet e përgjithshme që ka të bëjë më ndarjen e votave apo i njohur si pragu zgjedhor, të riformulohet në atë mënyrë që për subjektet politike kolektive (partitë politike, koalicionet, iniciativat qytetare etj. Të jetë maksimum tre për qind (3 %), kurse për subjektet politike individuale (kandidatët e pavarur), të jetë maksimumi një për qind nga numri i përgjithshëm i votave të vlefshme në zgjedhjet për Kuvend”, thuhet në rekomandimin e Avokatit të Popullit.

Kurteshi ka rekomanduar edhe një pikë tjetër që ka të bëje me votat e hedhura për subjektin politik e që konsiderohet si votë për kandidatin e parë në listën.

“Neni 7 paragrafi 5 të ligjit nr 03/L – 072 për zgjedhjet lokale të riformulohet sipas formulimit të nenit 111, paragrafi 4 të ligjit Nr-03/L-073 për zgjedhjet e përgjithshme, si në vijim: Të gjitha votat e fituara nga kandidatët që janë në listën e hapur të subjektit politik numërohen ndaras. Listat me kandidatët rirenditen sipas mënyrës zbritëse në bazë të numrit të votave të fituara për secilin kandidatë”, rekomandon Avokati i Popullit Sami Kurteshi. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2014, ora 16:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori