Kurteshi gjen zgjidhjen për dialogun me Serbinë, e mëson Thaçin si të veprojë
Ismajl Kurteshi
Pakënaqësi pati nga opozita kur presidenti i vendit Hashim Thaçi u caktua udhëheqës i dialogut me Serbinë. E kundërshtimi vazhdon ende, kur nga Qeveria është miratuar platforma për fazën e fundit të dialogut e që pret miratim nga Kuvendi, ku sipas platformës, roli i udhëheqësit i përcaktohet presidentit.

Së fundmi Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se para se të fillojë procesi i ri i dialogut, duhet të ketë dialog të brendshëm politik në mes të partive politike në Kosovë, duke shtuar se do të pranonin të ishin pjesë e dialogut, nëse Thaçi nuk do të jetë kryesues.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ismail Kurteshi, thotë se do të jenë pjesë e dialogut nëse plotësohen kushtet që ata i kanë parashtruar.

Nëse plotësohen ato kushte që i keni parashtruar, jo vetëm puna e Thaçit por edhe të tjera. Platforma është e njëanshme dhe Vetëvendosje jo vetëm që ka vërejtje për Thaçin si udhëheqës por ka vërejtje në platformën në përgjithësi.

Ne e kemi shpjeguar rrugën, hapat që duhet ndërmarrë se si duhet shkuar në bisedime ku delegacioni i Kosovës i paraqet njerëzit e denjë, kërkesat që janë të arsyeshme për Kosovën”, është shprehur ai.

Sipas Kurteshit, fillimisht duhet të bëhet analiza e bisedimeve të mëhershme dhe të mos legjitimohen ata që kanë dështuar.

“Në radhë të parë duhet të bëhet një analizë e bisedimeve që janë bërë deri tash dhe marrëveshjeve që janë arritur dhe të mirat dhe dëmet që ato ia kanë sjellë Kosovës dhe pastaj janë edhe pikat e tjera dhe në fund është shumë me rëndësi se kush i udhëheq bisedimet.

Ata që kanë dështuar në bisedime në të kaluarën, nuk ka mundësi asnjë lloj platforme që t’i legjitimojë edhe njëherë, për këtë duhet një marrëveshje konsensuale në mes të subjekteve politike dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe kjo platformë është refuzuar nga opozita”, ka deklaruar deputeti Ismail Kurteshi.
Shtuar më 28/05/2018, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori