Kursen mijëra euro duke lënë duhanin, shqiptari çudit me vendin se ku do t'i shpenzojë

Pëlqej
Lënia e duhanit të kursen shumë para, por një qytetar i Kosovës e ka vërtetuar këtë perceptim me veten e tij.

Shaban Guri nga Kaçaniku ka bërë bujë në rrjetet sociale duke hedhur në Facebook kursimet e tij të një viti, përcjell Albeu.com.

"Kush thotë se duhani dëmton shëndetin gabon, duhani dëmton edhe buxhetin. Këto kursime janë nga dalimi i duhanit"., - shkruan ai duke treguar monedhat prej dy eurosh që ka mbledhur.

Ndër të tjera, Guri ka shpjeguar se me këto para do të bëjë një vizitë në vendin e shenjtë të myslimanëve, Mekë. /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2017, ora 15:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori