Kursani-myslimanëve: Faleni këtë shtet pa mend
Pëlqej
Analisti politik Shpend Kursani, duke komentuar arrestimin e disa imamëve dhe më tej lirimin e 2 imamëve, tha se komuniteti mysliman në Kosovë duhet ta falë këtë shtet të pamend.

Sipas Kursanit, shteti doli edhe më i pamennd, pasi dy imamët nuk i liruan nga gjyqtarët, por nga prokurori i çështjes.

"I bëj thirrje komunitetin islam ne Kosove qe ta falin kete shtet pa mend, ta falin kesaj radhe duke u lutur qe t'i shtohen me shume mend ketij shteti, e ku lutja duhet te perfundoje eshte aty ku duhet filluar kundershtimi i pushtetit kriminal jo per qellime fetare por per qellime te parimeve te pergjithshme per me shume drejtesi ne kete vend per te gjitha komunitetet dhe shtresat. Vetem duke luftuar kunder pushtetit qe ka kapur shtetin, ky i fundit merr me shume mend”, ka shkruar Kursani në Facebook./albeu.com/



Shtuar më 26/09/2014, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori