De Jong duket i pamundur, Man.United po punon për nënshkrimin me Rabiot

Manchester United është duke punuar për transferimin e Adrien Rabiot gjatë kësaj merkatoje.

“Djajtë e Kuq” nuk mundën të mbyllnin operacionin me De Jong, pasi ky i fundit nuk dëshiron të largohet nga Barcelona.

Sipas gazetarit David Ornstein, nga Manchesteri po shikohet me kujdes pista Rabiot, pasi mesfushori nuk shihet si një lojtar kyç nga Allegri.

27-vjeçari ka treguar qartë se kjo lloj situate nuk i pëlqen dhe është i hapur për një transferim në Premier League./albeu.com