Kur nënçmohesh se linde vajzë dhe jo djal...
Të lindësh vajzë apo
djal, është një bekim që duhet vlerësuar fort, pasi ka shumë çifte sot që nuk po mundin ta gëzojnë dot ardhjen e një fëmije të tyre në jetë.
Por, historia e Fatimes, një 23 vjeçare nga Kosova, e cila jetonte në Kantonin e Tiçinos, në Zvicer, ndryshon.
Fatimja ka treguar, ka është arratisur nga shtëpia e saj bashkë me
vajzën e vogël 8 muajshe, pasi keqtrajtohej nga
familja e bashkëshortit të saj se pse kishte lindur vajzë, dhe jo
djal.
"Menjëherë bashkëshorti u kthye në një tjetër nejri, u bë gjaknxehtë dhe i dhunshëm.
Familja e tij bënin rolin e gardianit dhe nuk më linin të
dilja nga shtëpia", ka treguar nëna e re.
Ajo shpjegon se si fqinjët kishin lajmëruar disa herë policinë për shkak të zhurmave dhe të bërtiturave.
"Ata më përgjonin ditë e natë. Nuk guxoja të
dilja e vetme as për të blerë dhe as për ta shoqëruar
vajzën në parkun e lodrave pas banesës", tregon
Fatimja, transmeton "albinfo.ch".
"Para martesës ne jemi parë vetëm një herë, një ditë të vetme. Por, kështu shkojnë këto punë te ne", rrëfen
Fatimja.
Pas arratisjes, ajo ishte drejtuar në komisariat dhe ka denoncuar bashkëshortin i cili po ndiqet penalisht.
Ndonëse raste kaq ekstreme sikur ky i Fatimes janë të rralla, megjithatë nuk mund të bëhet fjalë për një rast të veçuar.
Sipas Këshillimores për gra në Lugano, vetëm gjatë vitit 2016 në Tiçino kanë ikur nga shtëpitë e tyre 300 gra, të shtyra nga dhuna familjare.
Fatimja tani jeton në liri, por frika mbetet shoqëruese e përhershme e saj, pasi
familja e ish bashkëshortit e ka kërcënuar me vdekje. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2017,
ora 10:52