Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, nuk e ka përjashtuar mundësinë e shqiptimit të penalltisë ndaj konsorciumit turko-amerikan “
Bechtel & Enka” për shtyrje të
punimeve në ndërtimin e
autostradës që
lidh Prishtinën me Shkupin.
“Në çdo marrëveshje a kontratë ka veprime reciproke, kështu që edhe ne do të veprojmë konform situatës që do të na paraqitet”.
Për zvarritje të
punimeve, si dhe për vonesa në pagesa të mjeteve për punë të kryera në fillim të këtij viti konsurciumi amerikano-turk “
Bechtel & Enka” kishte penalizuar Qeverinë e
Kosovës me 53 milionë euro.
Por, tash subjekt i penalltive nga Qeveria e
Kosovës mund të jetë vetë ky konsorcium për shkak të shtyrjeve të
punimeve në ndërtimin e
autostradës që
lidh Prishtinën me Shkupin.
Shtuar më 13/12/2018,
ora 09:50