“Jemi kampionë”, Meta mbërrin në stadiumin “Air Albania”

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”.

Meta është pritur me këngën “We are the champions”

 

Edhe kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” kanë mbërritur dhe po bëhen gati për hapjen e madhe të fushatës së opozitës.

Ata janë pozicionuar pranë podiumit të fjalimeve të vendosur në fushën e blerë.

Ndërkohë shkallët e stadiumit janë mbushur me simpatizantë demokratë të cilët kanë zgjedhur të jenë të pranishëm për të mbështetur kandidatët e tyre.

 


Shtuar 15.04.2023 12:45