Grabitës me “5 yje”! Nga banda famëkeqe tek vjedhja ambasadës, kush është Saimir Kuçi që terrorizoi fajdexhiun

Policia ka vënë në pranga shtetasin Saimir Kuçi në Tiranë pasi dyshohet se është “koka” e grabitjes në Nikël ku u terrorizua familja Çangu dhe u vodhën 100 mijë euro.

Kuçi, 38 vjeç është një shtetas i njohur për policinë e shtetit dhe për grabitjet me dhunë dhe armë zjarri, duke e bërë të famshëm në këtë fushë,

Në qershor 2018, Kuçi banues në Tiranë, i dënuar edhe më parë për vjedhje me armë ishte vënë në prangat e Policisë.

Kush është Saimir Kuçi?

I riu ishte anëtar i grupit ‘Hijet e Natës’, të cilët vodhën ambasadën daneze. Bashkë me Elton Likën, Kuçi konsiderohej si drejtuesit e një grupi kriminal që kryente grabitjen e bizneseve, madje kishte hyrë edhe në banesën e një biznesmeni në zonën e Kamzës por edhe objekte të rëndësisë së lartë.

Edhe pse ishin 8 persona anëtarë, dy drejtuesit e grupit ishim Elton Lika dhe Saimir Kuçi qëndronin më të tërhequr. Ata ishin ideatorët e çdo plani për të grabitur biznese si supermarkete, shoqëri imobilare dhe zyra të shoqërive të ndërtimit dhe ishin shumë të organizuar. Por kurrë nuk takoheshin me të tjerët në publik. Gjithmonë takoheshin dy e nga dy për të mos rënë në sy.

Skema e grabitjeve ishte thuasje e njëjtë me atë të Çangut. “Maskat” lëviznin në orët e vona të natës të armatosur, përdornin automjete të vjedhura dhe të marra me qira duke u ndihmuar dhe nga persona të tjerë.

Të veshur si efektivë policie ata merrnin paratë e viktimave të tyre nën kërcënimin e armëve. Por duket se kanë qenë gjithmonë të kujdesshëm pasi gjatë gjithë karrierës së tyre nuk kanë lënë pas asnjë viktimë. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 6.11.2021 10:26