Kur do të zbardhen vrasjet politike në Kosovë?
Pëlqej
Prokuroria e shtetit ka deklaruar se do të angazhohet për të zbardhur vrasjet politike në Kosovë që kanë ndodhur pas luftës.

Ndërsa, nga Task Forca e BE-së janë paralajmëruar gjyqe kundër personave që kanë kryer krime gjatë luftës.

Zëdhënësi i Task Forcës së BE-së, Joao Sousa, në një prononcim për Radio Kosovën nuk ka dashur të komentojë më shumë rreth kësaj çështje, por është shprehur se “ne jemi të përkushtuar që të vazhdojmë hetimet rreth akuzave që përfshihen në raportin e vitit 2011 të Këshillit të Evropës, dhe t’i akuzojë të gjithë ata persona që kanë përgjegjësi kriminale.

Vrasjet politike në Kosovë, që janë bërë kryesisht kundër zyrtarëve të lartë të LDK-së akoma janë të pazgjidhura, shkruan RTK.

Prokuroria e shtetit ka konfirmuar se do të bashkëpunojë me EULEX-in, me qëllim "që të mund të bëjë një punë sa më efikase në drejtim të zbardhjes së vrasjeve politike". /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2014, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori