Kur do të ndalet ekstremizmi fetar?!
Pëlqej
Njohës të çështjeve të sigurisë në Kosovë, thonë se institucionet kanë dështuar të parandalojnë sa duhet radikalizmin dhe ekstremizmin fetar në vend.

Sipas tyre, Kosova që të tregojë se vërtetë është shtet dhe parësore është fuqia e ligjit, duhet të parandalojë ekstremizmin fetar që po shfaqet së fundmi.

“Mendoj që Agjencia Kosovare e Inteligjencës, duhet të ketë një sektor të veçantë, edhe pse një sektor për luftën kundër terrorizimit e ka. Por, unë mendoj se brenda atij dikasteri në AKI duhet të krijohet një nën- dikaster ose një drejtori e veçantë, që do të merret vetëm me trajtimin e kësaj çështjeje, si dhe me hetimin e njerëzve, të cilët eventualisht kishin me qenë të kyçur ose tentojnë apo kanë synime të inkuadrohen në këto gjëra” tha njohësi i çështjeve të sigurisë, Naim Maloku.

Nga ana tjetër, drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Florian Qehaja, konsideron se rreziku me të cilin përballet Kosova nga ana e grupeve radikale është i njohur tashmë.

Ai thotë se ka dështuar në shumë raste funksionalizimi i trekëndëshit polici - prokurori - gjyqësi. /albeu.com/


Shtuar më 06/08/2014, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori