Kur do ta hapë Serbia kapitullin për Kosovën?
Pëlqej
Komisioni Evropian pret që hapja e kapitullit për Kosovën nga qeveria e Serbisë të çele dhe rrugën evropiane të shtetit serb.

“Serbia është e fokusuar tek agjenda evropiane, po përparon mirë dhe po tregon një nivel të lartë gatishmërie", thonë nga Komisioni i BE-së për Zgjerimin.

Beogradi ka hapur deri më tani 18 kapituj nga gjithsej 35 të tilla, që duhen hapur për integrimin e vendit në BE.

Cilët kapituj pritet të hapen?

KE-ja mendon se së pari duhet të hapen kapitujt 23 dhe 24, që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut dhe me sundimin e ligjit në vend.

Por, edhe kapitulli 35-së, që është pikërisht kapitulli për rregullimin e marrëdhënieve me Kosovën.

“Hapja e kapitujve 23 i 24 varet nga shpejtësia e planeve aksionale të Beogradit, të cilat duhet t'i dërgohen Këshillit të BE dhe vendeve anëtare të BE për miratim. Ndërsa tek kapitulli 35, vendet anëtare të BE duan të shohin përparime në zbatimin e marrëveshjeve nga dialogu me Prishtinën, të arritura në Bruksel. Shqyrtimi i këtij kapitulli është stopuar për shkak të ngecjeve në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, që kushtëzohet edhe me krizën politike në Kosovë. Serbia nuk është përgjegjëse në këtë rast“, shpjegon diplomati gjerman Stano për DW.

Roli i Gjermanisë

Ekziston dhe një skenar në Bruksel, sipas të cilit Gjermania do të donte hapjen fillimisht të kapitullit 35, që ka të bëjë pikërisht me Kosovën.

Por vendimi se cili kapitull duhet të hapet i pari merret me konsensusin e të gjitha vendeve anëtare.

Sipas këtyre burimeve, shumica është kundër ngadalësimit të përparimit të Serbisë, për shkak të krizës politike në Kosovë dhe "mungesës së partnerit" për vazhdimin e dialogut.

Por diplomatët presin zbatimin e denjë të Marrëveshjes së Brukselit.

Skenar tjetër i mundshëm është dhe hapja së pari e kapitullit numër 32, që ka të bëjë me kontrollin financiar, por me me pak gjasa te ndodhe./albeu.com/

Shtuar më 13/08/2014, ora 14:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori