Kur burrat vinin nga Gjermania për të luftuar me UÇK-në (VIDEO)
Kjo është një nga videot më emocionuese të regjistruara gjatë kohës së luftës dhe tregon momentin ku mërgimtarë shqiptarë në Gjermani kthehen në Kosovë dhe vendosin të bashkangjiten me UÇK-në.

Ka qenë viti 1999 dhe lufta ishte në kulmin e vet dhe për të arritur paqen e dëshiruar ishte me nevojë ndihma e sa më shumë burrave për të fituar lirinë.

"Kur e kam xhiruar këtë video më kanë rrjedhur lot. Shihje djem të rinj që e kishin lënë Gjermaninë për të luftuar për lirinë e Kosovës dhe kjo ishte më tepër se emocionuese", thotë xhiruesi i videos Besfort Hasanaj për Zëri.

Ai thotë se ndër këta djem ishte i gjallë ideali i Adem Jasharit dhe burrave që sakrifikuan veten për lirinë e vendit./albeu.com/
Shtuar më 05/01/2015, ora 08:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori